Ukraina i bën homazhe gruas ruse që luftoi në anën e ukrainasve

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 17:55
Ukraina i bën homazhe gruas ruse që luftoi në anën e ukrainasve

Një grua ruse e vrarë gjatë luftimeve në anën e Ukrainës është nderuar nga ky shtet.

Olga Simonova, 34 vjeç, u kujtua për guximin dhe mirësinë e saj në funeralin e saj në Kiev.

Arkivoli i Simonovas ishte i mbështjellë me flamurin e Ukrainës blu e verdhë, me një luan lodër sipër.

Emri i saj i luftës ishte “Simba”, si personazhi kryesor në filmin vizatimor të Disney-t, mbreti Luan.

E lindur në qytetin rus Chelyabinsk, Simonova kishte filluar të mos ndihej rehat për vendin e saj pasi kishte lexuar për luftën në Çeçeni dhe veprimet e saj në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës dhe Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, shkruan Skynews.

Kjo e bëri atë të udhëtonte në Ukrainë dhe t’i bashkohej konfliktit në Donbas në anën ukrainase.

Simonova, e cila u bë shtetase ukrainase në vitin 2017, vdiq më 13 shtator pasi automjeti i saj goditi një minë tokësore.

(Kosova Sot Online)