Dhunimi i 18-vjeçares në Ferizaj/ Kërkohet paraburgim për të dyshuarin

  • 19 September 2022 - 10:19
Dhunimi i 18-vjeçares në Ferizaj/ Kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Një 18-vjeçare dyshohet se ka qenë viktimë e dhunimit në Ferizaj. Lidhur me rastin është arrestuar dje një 42-vjeçar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim për 48-orë.

Për këtë rast ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari nuk dha shumë detaje për rastin, por tha se gjatë ditës pritet të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Rasti dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj, një i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Gjatë ditës pritet të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit”, tha Jashari.

Fillimisht rastin e dhunimit e ka konfirmuar Basri Shabani, drejtor i policisë rajonale në Ferizaj.

Shabani tha se i dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004.

I dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha Shabani.

I pyetur se për sa kohë dyshohet se 18-vjeçarja ka qenë viktimë e dhunimit, ai tha “hetuesit janë duke punuar në atë drejtim”. 

(Kosova Sot Online)