Kamioni i këput kabllot e rrymës, shtylla elektrike bie mbi veturë

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 15:06
Kamioni i këput kabllot e rrymës, shtylla elektrike bie mbi veturë

Një kamion që barte një ekskavator ka këputur një shtyllë elektrike, e cila më pastaj ka rënë mbi një veturë.

Në vendin e ngjarjes janë pjesëtarë të Policisë dhe punëtorë të KEDS-it.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bekim Fehmiu” në kryeqytet.

(Kosova Sot Online)