Aksident në Prizren: Përplasen vetura me një trotinet, 20-vjeçarja përfundon në spital

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 15:41
Aksident në Prizren: Përplasen vetura me një trotinet, 20-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën “Ibrahim Rugova” në komunën e Prizrenit, ku janë përfshirë një veturë dhe një trotinet.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Si pasojë e aksidentit, personi që ka lëvizur me trotinetin, një 20-vjeçare ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Prizren.

Burimet brenda Emergjencës kanë thënë se gjendja shëndetësore e të lënduarës është stabile dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

(Kosova Sot Online)