Sylë Tahirsylajt i hakohet Facebook-u

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 18:24
Sylë Tahirsylajt i hakohet Facebook-u

Meteorologut të njohur në Kosovë, Sylë Tahirsylaj, i është hakuar llogaria në Facebook.

Për këtë gjë ka njoftuar vajza e tij, Donika Tahirsylaj.

Si duket, dikush në emër të meteorologut, ka njoftuar se ai është i hospitalizuar, gjë që sipas vajzës së tij nuk është e vërtetë.

Hakuesit e llogarisë kanë kërkuar para në emër të tij.

Ajo ka shkruar:

Të nderuar familjare, miq…

Ju njoftojmë se  babai jone  Sylë Tahirsylaj  eshte shendoshe e mire  dhe nuk eshte i hospitalizuar në spital  .

Keni kujdes mos bini preh e matrapazeve te cilet po kerkojne te holla ne emer te familjes per sherimin e babait tonë.

Passëordi  i facebook-ut ju  eshte thyer dhe keqbërësit po e keqpërdorin emrin e tij duke kerkuar  te holla ne emer te tij dhe familjes!

Keni kujdes që të mos bini preh e këtyre matrapazëve!

Ju faleminderit per mirëkuptim, profili i facebook-ut te  Sylë Tahirsylaj tash për tash është i bllokuar!

(Kosova Sot Online)