Duleviç: Vetëm të dhënat bankare s’janë prekur nga sulmet kibernetike në Shqipëri

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 19:33
Duleviç: Vetëm të dhënat bankare s’janë prekur nga sulmet kibernetike në Shqipëri

Eksperti për sigurinë kibernetike, Sait Duleviç ka folur lidhur me sulmet e hakerave në adresat elektronike të institucioneve shqiptare dhe dëmin që ka shkaktuar.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se a ekziston rreziku që të jenë hakeruar të dhënat bankare, Duleviç tha se është mjaft e vështirë që kjo të ketë ndodhur për sa kohë që këto institucione sigurinë e kanë prioritare. Sakaq ai theksoi se ende nuk ka asnjë informacion të saktë se çfarë të dhënash kanë marrë hakerat.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Qeveria tha se të dhënat sensitive nuk janë prekur nga sulmet e hakerave, çfarë mund të na thoni?

Duleviç: Nuk janë prekur vetëm të dhënat e bankës, se ato më sensitivet kanë dalë. Ndoshta kjo është për të qetësuar pjesën e popullit.

Xhokaxhi: Kur flasim për bankën ekspertët përmendin dy mundësi bankat dhe kadastra. Natyrisht që bankat do të shkaktonin një katastrofë. Sa e mundur është sulmi ndaj bankave?

Duleviç: Bankat janë shumë të sigurta. Janë investime private kanë investuar shumë siguri, e kanë pikë kyçe. Është e vështirë për tu marrë informacioni, por asnjëherë nuk i dihet pasi bankat mund të jetën dhe të sistemit shtetëror, por kurrë nuk i dihet.

Xhokaxhi: Kur DSIK thotë se të dhënat tona sensitive mbrohen me standardet e NATI-s, çfarë do të thotë kjo?

Duleviç: Unë mendoj se sulmi kibernetik i ka marrë të dhënat kur ishin për tu marrë, dhe hakerat nuk i kanë nxjerrë të gjitha ato që kanë marrë. Ata nuk po sulmojnë më, por po nxjerrin ato që kanë marrë në kohën e sulmit. Nuk jemi të sigurt çafër do të ndodhë nesër.

Xhokaxhi: Ku publikohen këto të dhëna?

Duleviç: Hakerat kanë hapur një domain që është “Homeland Justice” dhe normalisht çdokush mund të hyjë, dhe aty janë publike të gjitha këto informacione.

Xhokaxhi: Sa e mundur është të ndërhyhet në këtë lloj domain?

Duleviç: Mendoj se është e vështirë të ndërhyjë, sepse ata nuk kanë lënë asgjë publike,. E vetmja gjë që mund të bëjë është ta bllokojnë në shumë shtete.

Xhokaxhi: Përmes këtij domaini kuptojmë se sa interesa ka patur për këto të dhëna?

Duleviç: Po statistikat e atij domaini mund t’i kontrollojmë.

(Kosova Sot Online)