Putini merr një vendim pas dështimeve në Ukrainë dhe e kërcënon Perëndimin: Do t’i përdorim të gjitha mjetet

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 09:03
Putini merr një vendim pas dështimeve në Ukrainë dhe e kërcënon Perëndimin: Do t’i përdorim të gjitha mjetet

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur “mobilizim të pjesshëm” në Rusi “për ta mbrojtur atdheun, sovranitetin dhe integritetin territorial, sigurinë e popullit”.

Ai tha se kjo ka të bëjë vetëm me qytetarët në rezervën ushtarake, ata që kanë shërbyer në ushtri më herët.

Putini po ashtu ka lëshuar një kërcënim për Perëndimin, raporton BBC.

“Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, për ta mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne do t’i përdorim të gjitha mjetet që kemi”, tha ai.

“Integriteti territorial i atdheut tonë, pavarësia dhe liria jonë do të sigurohet, e përsëris, me të gjitha mjetet që i kemi”, shtoi Putin.

(Kosova Sot Online)