Dy fëmijë, vodhën 300 euro nga arka e ndihmave në xhami

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 09:42
Dy fëmijë, vodhën 300 euro nga arka e ndihmave në xhami

Janë arrestuar dy të mitur në Kamenicë, pasi që ditë më parë kishin vjedhur 300 euro nga arka e ndihmave në xhamin e fshatit.

Me vendim të prokurorit janë liruar, thuhet në raportin e PK.

“Fsh. Petrovc, Kamenicë 10.09.2022 – 05:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)