Konfirmohet arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, Berat Lahu, dyshohet për “ushtrim i ndikimit”

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 11:01
Konfirmohet arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, Berat Lahu, dyshohet për “ushtrim i ndikimit”

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu.

Prokurori Rasim Maloku tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Aksioni është duke vazhduar dhe deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë, sipas prokurorisë personat e prangosur dyshohen kryesisht për mmarrje dhe dhënie ryshfeti.

Aksioni i policisë bashkë me Prokurorinë e Ferizajt ka nisur herët në mëngjes dhe është kryer bastisje të paktën në 11 lokacione, duke u theksuar se bastisje pati edhe në lagjen “Velania” në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)