Dimal Basha sërish ia përmend Rrahman Jasharit 100 euro, detaje nga debati i ashpër

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 13:15
Dimal Basha sërish ia përmend Rrahman Jasharit 100 euro, detaje nga debati i ashpër

Pasi Jasharaj e lëshoi raportimit në Komisionin për Arsim, ishte Dimal Basha ai i cili me zë të lartë i thoshte Jasharajt se “dinjitetin e ke kthyer në para, se i do 100 euro”.

“A ke punuar para luftës pa para, tash për 50 euro po i mban fëmijët peng a?”, është shprehur Basha drejtuar Jasharajt.

Ndërsa, në lidhje me tonin e zërit, Jasharaj i tha Bashës se “çka po bërtet”, teksa Basha ia ktheu se “po bërtas se ti nuk kupton ndryshe”.

Kurse, diskutimi me tone të larta mori fund kur Jasharaj i tha Bashës se “deputetët si puna jote e kanë sjellur kuvendin në këtë gjendje”.

(Kosova Sot Online)