Komuna e Prishtinës po bëhet gati për krizën e dimrit: Ndan 300 mijë euro për gjeneratorë nëpër shkolla

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 10:42
Komuna e Prishtinës po bëhet gati për krizën e dimrit: Ndan 300 mijë euro për gjeneratorë nëpër shkolla

Prishtina ka ndarë 300 mijë euro për furnizim dhe montim të gjeneratorëve në institucionet arsimore si dhe nevoja të Komunës.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes publikimit të kontratës.

Në kontratë thuhet se komuna është duke planifikuar të furnizohet me 19 gjeneratorë.

Ndërsa thuhet se nga Komuna është duke u planifikuar të blihen edhe 40 copë bateri akumulator, 100 ampera dhe 20 copë bateri akumulator 200 ampera.

Ndërkaq theksohet se do të kryhet edhe montimi i gjeneratorëve me të gjitha pajisjet shtesë, kurse operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme me vlerë minimale prej 300,000,000 euro në tri vitet e fundit.

Kriza energjetike në Kosovë është shkaktuar për shkak të pamundësisë financiare së Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovës (KEDS) për të blerë energji nga jashtë.

Njoftimi për ndërprerjen e energjisë elektrike në periudha të ndryshme, është protestuar ashpër dhe masivisht nëpër rrjete sociale nga qytetarët, prandaj qeveria e ka trajtuar me urgjencë situatën.

Gjatë muajit gusht vendi është ballafaquar me reduktime të rrymës.

(Kosova Sot Online)