Lexoni edhe:
Fotografia e shqiptarit që kishte tronditur botën, u vra nga “Tigrat e Arkanit”
Një avokate e re në Ekuador u gjet e pajetë pasi kishte vizituar një shkollë trajnimi policor. María Belén Bernal, 34 vjeçe u zhduk 10 ditë më parë pasi shkoi të takonte burrin e saj në objektin në kryeqytetin Quito.
Burri i saj është i dyshuari kryesor për vrasjen e saj dhe është në arrati, thotë policia. Vdekja e zonjës Bernal ndezi protesta në një vend që thuhet se ka parë më shumë se 200 vrasje grash këtë vit.
Fotografia e shqiptarit që kishte tronditur botën, u vra nga “Tigrat e Arkanit”Lexoni edhe:
Zyrtarët thanë se trupi i pajetë u gjet në një kodër 5 km nga shkolla e trajnimit në fjalë.
Duke komentuar zbulimin e zymtë, presidenti Guillermo Lasso tha se lajmi i shkaktoi atij “dhimbje dhe indinjatë të thellë”, duke u zotuar se vrasja e saj nuk do të kalonte pa u ndëshkuar.
Në një postim në Twitter, ai i ka dërguar ngushëllimet nënës dhe djalit të vogël të viktimës.
(Kosova Sot Online)