Vuçiq tha 'rroftë Serbia', përkthyesi serb qesh me cinizëm

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 11:40
Vuçiq tha 'rroftë Serbia', përkthyesi serb qesh me cinizëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte e qeshura cinike e përkthyesit ndaj fjalës së fundit të Vuçiqit teksa tha “rroftë Serbia”.

Ndërsa, komente të tjera pati edhe në videon e postuar në rrjetin social Twitter, ku disa thanë se përkthyesi nuk qeshi vetëm me fjalën “rroftë Serbia”, por me gjithçka që tha Vuçiqi.

Kurse, disa komentues të tjerë thanë se salla ishte pothuajse bosh gjatë fjalimit të presidentit serb, pasi sipas tyre, shumë “nuk mund ta duronin fjalimin e tij”.

(Kosova Sot Online)