Haxhiu takohet me Trendafilovën, çka diskutuan ato

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 12:03
Haxhiu takohet me Trendafilovën, çka diskutuan ato

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë, përmes një postimi.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”, thuhet në  postim.

(Kosova Sot Online)