Deklarata e çuditshme e Vuçiq: Qeveria e Serbisë mund ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, unë s’e nënshkruaj

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 12:26
Deklarata e çuditshme e Vuçiq: Qeveria e Serbisë mund ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, unë s’e nënshkruaj

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duket se mandatin e radhës Ana Bërnabiqit si Kryeministre do t’ia bëjë pak më të sikletshëm. Bërnabiq, tash e sa muaj është si Kryeministre në detyrë, pasi ende nuk është votuar qeveria e re në Beograd.

Në cilësinë e mandatares, Vuçiq e dërgoi Bërnabiqin në Kosovë, ndërkohë që mediat në Serbi e kishin trajtuar si temë, se pse ajo s’i shefe e qeverisë serbe asnjëherë nuk ka qëndruar në Kosovë për t’i parë serbët.

Presidenti serb, i cili po qëndron në Nju Jork, ka bërë një deklaratë, që duket edhe si lojë e tij.

Edhe pse dihet se Bërnabiq është marionetë politike e tij, Vuçiq, e ka paraqitur atë si zyrtare  me peshë që pytete për Kosovën.

Teksa ka folur për propozimet e gjermanëve dhe francezëve në bisedime, Vuçiq ka thënë se ai kurrë nuk do të lejojë që Kosova të bëhet pjesë e OKB’së.

Ka shtuar se Qeveria që drejtohet nga Bërnabiq mund ta lejojë këtë, por, ai nuk do ta nënshkruaj.

“E di përmbajtjen (e dokumentit), natyrisht që e di. Pikërisht për këtë ata (emisarët), e morrën  një porosi të rëndsishme. Serbia nuk do ta lejojë kurrë anëtarësimin e Kosovë në OKB, derisa jam unë President. Ndoshta Qeveria vendos ndryshe, por nuk do ta ketë nënshkrimin tim. Por a duam zgjidhje kompromis dhe raporte të mira, natyrisht se duam. Por së pari t’i shohim të drejtat e serbëve, se çka fitojmë ne dhe se a po respektohet Rezoluta 1244. Por kam frikë se kjo nuk është krejtëisht reale” ka shtur Vuçiq.

(Kosova Sot Online)