Albin Kurti fton të shtunën në takim kryetarët e komunave, ja agjenda e mbledhjes në Pejë

  • G.G /
  • 22 September 2022 - 13:29
Albin Kurti fton të shtunën në takim kryetarët e komunave, ja agjenda e mbledhjes në Pejë

Të shtunën (24 shtator) kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim kryetarët e komunave. Në takim përveç Kurtit, do jenë edhe tre ministra.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, janë ministrat që do marrin pjesë në atë takim.

Takimi do mbahet në “Hotel Dukagjini” në Pejë.

Temat që do diskutohen janë: Performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale; Energjia dhe ujërat; Projektet komunale (investimet kapitale, agenda e gjelbër, digitalizimi në nivel lokal); Strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.

Takimi do të nis rreth orës 09:30.

(Kosova Sot Online)