BE e mohon dokumentin e dialogut: Kurrë s’kemi parë diçka të tillë

  • A.P /
  • 22 September 2022 - 21:58
BE e mohon dokumentin e dialogut: Kurrë s’kemi parë diçka të tillë

Edhe Brukseli e ka mohuar ekzistencën e dokumentit non-paper që u quajt si kornizë e re për dialogun, i cili u publikua në median online

Zëdhënësi për çështje të jashtme dhe politika të sigurisë të BE-së, Peter Stano ka thënë se ajo që është publikuar, nuk është e vërtetë.

“Zakonisht, ne nuk komentojmë dokumente që publikohen në media të supozuara si të BE-së. S’e komentojmë as autenticitetin e as përmbajtjen, por në këtë rast, ajo që është publikuar nuk është e vërtetë. Kurrë s’e kemi parë një dokument të tillë më herët dhe nuk ka rrjedhur nga ekipi i BE-së për dialogun”, ka thënë për Prishtina Insigh

Gjithashtu, Qeveria Gjermane në një përgjigje ka demantuar se qëndrojnë prapa një dokumenti katër faqesh të ashtuquajtur si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që u raportua se iu dorëzua Kurtit dhe Vuçiqit përmes dy top- këshilltarëve të Macron dhe Scholz përgjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.

Vërtetësia e këtij dokumenti është demantuar edhe gna Qeveria e Kosovës.

Në një konferencë për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dokumenti i publikuar nuk ka autorësi, duke refuzuar të flas më shumë.

Po ashtu, edhe eksperti austriak dhe eksperti i Ballkanit Perëndimor, Florian Biber ka shprehur dyshime për vërtetësinë e dokumentit të publikuar.

Ai ka thënë se e sheh si shumë të dyshimtë origjinën e rrjedhjes së tij.

“Përmendja e njohjes së Serbisë si lider regjional, nuk kishte fare kuptim”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)