Gruaja përplaset për vdekje pranë mbikalimit, shoferi i makinës largohet

  • E.K /
  • 23 September 2022 - 09:19
Gruaja përplaset për vdekje pranë mbikalimit, shoferi i makinës largohet

Një aksident me vdekje ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokut në aksin e autostradës Mamurras- Milot. Një grua është përplasur nga një makinq duke mbetur e vdekur në vend.

Drejtuesi i makinës pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën makinës gjatë kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Policia e grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës e drejtuesit të mjetit.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)