I dhez Jahja Kokës, sot e mori fjalën dy herë në seancë

  • E.K /
  • 23 September 2022 - 12:08
I dhez Jahja Kokës, sot e mori fjalën dy herë në seancë

Profesori i Fizikës dhe deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës u ankua për Grupin e tij Parlamentar se nuk po e lënë të flasë shumë. Ai me terma shkencorë tha se e kishte të vështirë të arrijë te foltorja e Kuvendit për dallim nga kolegët e tij që po arrijnë në mënyrë “frekuente”.

Por, sot s’e kishte këtë problem. Në seancën që nisi para një ore, Kokaj mori dy herë fjalën.

 

Ai u përfshi në debatin për ndryshimin e një ligji që kishte të bënte me racionalizimin e Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore dhe për Agjencinë e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Për këto dy fusha, Kokaj tha se mund të flasë me kompetencë.

“Duhet të tregoj faktin se unë jam ai që kam dhënë propozimin për këtë racionalizim. Kur njeriu propozon diçka është se e ka një arsye, të cilën po e prezantoj. Kam dëshirë që ta sfidoj këdo që është këtu apo kudo në Kosovë. Aktiviteti i rrezatimit dhe kundërrezatimin kalon aty ku duhet të jetë, ku janë profesionistët. Arsyeja është që ka shumë shqetësime që shpeshtësia e rritjes së kancerit është në rritje dhe s’ka analizë të thuktë për këtë. Është në rritje sepse është në rritje ekspozimi”.

Kokaj i kërkoi Konjufëc prapë fjalën, i cili e pyeti se pse po e kërkon fjalën sërish.

“Jam në mesin e atyre që e kam propozuar këtë ndryshim dhe duhet ta mbrojmë”, tha Kokaj derisa dha edhe disa arsye shkencore pse duhet këto agjenci të kalojnë në kuadër të Ministrisë.

(Kosova Sot Online)