Komuna e Podujevës ofron shërbime administrative për qytetarët e komunave të tjera

  • E.K /
  • 23 September 2022 - 12:10
Komuna e Podujevës ofron shërbime administrative për qytetarët e komunave të tjera

Pasi që shumica e komunave të Kosovës janë në grevë, Komuna e Podujevës ka vendosur që qytetarët e komunave të tjera mund të pranojnë shërbime administrative në Podujevë.

Drejtoria e Administratës së kësaj komune ka përgatitur një listë ku tregon se cilat shërbime mund ti marin personat e komunave të tjera.

•         Certifikata e Lindjes;

•         Ekstrakti i Lindjes;

•         Certifikata e Kurorëzimit;

•         Certifikata e Statusit Martesor;

•         Certifikata e Shtetësisë;

•         Certifikata e Bashkësisë Familjare;

•         Certifikata e Vendbanimit;

•         Vërtetimi nga Arkivi;

•         Certifikata e Vdekjes

(Kosova Sot Online)