Dy të lënduar nga një aksident në Vushtrri

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 18:21
Dy të lënduar nga një aksident në Vushtrri

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në aksident janë të përfshira dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime,  i  ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit ” në Vushtrri,, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy (2) person ka pësuar lëndime”, tha ai.

(Kosova Sot Online)