Aksident me fatalitet, këmbësori humb jetën

  • A.P /
  • 24 April 2026 - 09:15
Aksident me fatalitet, këmbësori humb jetën

Një aksident me vdekje është raportuar në Kavajë.

Mësohet se në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shkruan Abcnews.al.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)