Ministria i ka publikuar çmimet e derivatëve të naftës për sot

  • A.P /
  • 24 April 2026 - 09:45
Ministria i ka publikuar çmimet e derivatëve të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), i ka publikuar çmimet maksimale të derivatëve të naftës për sot.

Nafta (dizel) ka shënuar ulje për 1 cent krahasuar me një ditë më parë, duke zbritur nga 1.64 euro në 1.63 euro për një litër. Nga ana tjetër, benzina është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.40 euro për një litër, derisa një ditë më parë ishte 1.39.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.87 euro për një litër.

Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.

(Kosova Sot Online)