Deputeti i VV’së thotë se në Serbi është shpallur mobilizim

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 20:38
Deputeti i VV’së thotë se në Serbi është shpallur mobilizim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka shpërndarë një dokument që nuk mund të verifikohet, kinse të lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, ku jepet një paralajmërim për ushtrinë dhe policinë serbe për ngjarje të panjohura që pritet të ndodhin më 24 shtator.

Në një komunikatë, që mban vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturës Sindikatë e Punëtorëve të Policisë, bëhet thirrje që “me rastin e ngjarjeve globale, që pritet të ndodhin më datë 24 shtator 2022, të mos krijohet frikë dhe panik sepse gjithçka do të përfundojë mirë”.

Në këtë dokument, flitet edhe për ata që “nuk e kanë kuptuar të vërtetën”.

“Të gjithë duhet të kalojnë nëpër këtë periudhë, sidomos ata të cilët nuk e kanë kuptuar të vërteten dhe atë që kanë besuar (masmdias dhe politikanëve). Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)