Dy vëllezër dehen e pastaj rrahen mes vete, përfundojnë në spital e polici

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 09:41
Dy vëllezër dehen e pastaj rrahen mes vete, përfundojnë në spital e polici

Dy persona, vëllezër mes vete, kanë përfunduar dje nën prangat e policisë në Graçanicë.

Ata po dyshohen për veprën penale “dhunë në familje”.

Të njëjtit, sipas raportit të policisë janë rrahur mes vete.

Si pasojë e përleshjes fizike të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)