Vendosen banka dhe karrige të zbrazëta afër qeverisë

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 12:57
Vendosen banka dhe karrige të zbrazëta afër qeverisë

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë kanë prezantuar instalacionin e tyre simbolik “Fëmijët në shkolla”.

Ata kanë vendosur banka dhe karrige të zbrazëta afër objektit të qeverisë, për të treguar gjendjen e arsimit në Kosovë, që tash e disa javë është në grevë.

Përfaqësuesit u shprehën se ky instalacion shpreh revoltën  për situatën e krijuar me procesin mësimor.

“Sot përmes këtij instalacioni, një klasë e zbrazët, me banka dhe karrige të zbrazëta, simbolizon dhe shpreh reagimin dhe revoltën tonë për situatën e krijuar me procesin mësimor në Kosovë”, u tha në deklaratë.

(Kosova Sot Online)