Aeroporti në Europë që do të mbajë emrin e mbretëreshës së Anglisë

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 15:24
Aeroporti në Europë që do të mbajë emrin e mbretëreshës së Anglisë

Aeroporti Touquet Paris-Plage (Hauts-de-France), i quajtur “aeroporti më britanik i Francës”, do të riemërtohet në nder të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Drejtuesit e aeroportit në veri të Francës kanë vendosur që nga 14 tetori, aeroporti të emërtohet “Aeroport International Le Touquet-Paris-Plage Elizabeth II”, raporton SchengenVisaInfo.com.

Autoritetet lokale njoftuar se Le Touquet-Paris-Plage dhe Britania e Madhe kanë pasur gjithmonë lidhje të pathyeshme dhe se vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II i ka trishtuar shumë qytetarët vendas.

Që nga viti 1920, qyteti bregdetar i “Le Touquet-Paris-Plage” dhe Britania kanë pasur lidhje shumë të forta.

(Kosova Sot Online)