Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 14:31
Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë

Media raportoi sot për një vrasje në Kolovicë të Prishtinës, ku një person dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë gjuetie një 38-vjeçar. I dyshuari tashmë është identifikuar dhe bëhet fjalë për Përparim Canollin, 47-vjeçar.

Sipas informacioneve të para nga burimet e afërta me familjen, Canolli ka gjuajtur me armë gjueti në drejtim të viktimës Fidaim Beka, i moshës 37-vjeçare.

I ndjeri u dërgua nga familjarët në Emergjencë por pa shenja jete, me ç’rast vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi i mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur.

Media ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda eshte njoftuar nga policia per nje rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njejta i eshte pergjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante. Nje person ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdher te prokurorit eshte derguar ne IML per obdusion, derisa nje person tjeter eshte shoqeruar ne stacion policor. Prokurori i Shtetit ne koordinim me policine jane duke i ndermarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te ketij rasti”, tha zëdhënësja Laureta Ulaj.

(Kosova Sot Online)