Abdixhiku nga Shtimja: Mbështetja për LDK-në u dyfishua, na pret fitorja e sigurt

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 15:04
Abdixhiku nga Shtimja: Mbështetja për LDK-në u dyfishua, na pret fitorja e sigurt

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime mbajti sot Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ku me shumicë votash delegatët e këtij kuvendi zgjodhën për kryetar të Degës, Jetulla Rexhajn.

Në kuvend i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku tha se dega e në Shtime është adresa e radhës e festës së demokracisë në LDK.

“LDK është themeluese e demokracisë dhe e shtetit, dhe natyrshëm është edhe kujdestare e të dyjave”, ka thënë Abdixhiku.

“Kështu të bashkuar në ide e vizion të përbashkët, lidhja jonë, përveçse është siguri drejt fitoreve të reja, është edhe vetë siguria për zhvillimin e Kosovës. Ne, bashkë dhe me arsye po rritemi. Bashkë dhe me arsye mbështetja për LDK-në u dyfishua”, shtoi Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)