Arrestohet 24-vjeçari i kërkuar nga Gjykata

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 15:28
Arrestohet 24-vjeçari i kërkuar nga Gjykata

Mediat në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Në listën e personave që janë së kapur së fundmi nga Policia është edhe një 24-vjeçar nga Prishtina.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një B.V., i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për dy vepra penale, atë të grabitjes në tentativë dhe të armëmbajtje pas leje.

I riu është ndaluar në orët e mëngjesit, në rrugën “Xhavit Ahmeti”, ku pa kontrollit dhe verifikimit, ka rezultuar se ndaj tij ka pasur urdhëresë për arrestim dhe ndalim.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)