Policia jep detaje: Ky është personi që u privua nga jeta në Prishtinë

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 15:51
Policia jep detaje: Ky është personi që u privua nga jeta në Prishtinë

Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Fidaim Beka 38-vjeçar, ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull,  nuk ka arritur që t’iu përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka treguar Ahmeti.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se një person është arrestuar dhe është sekuestruar arma që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka theksuar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)