‘Skandal i rëndë’, raportuesja për Kosovën në PE reagon për marrëveshjen Rusi-Serbi

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 09:38
‘Skandal i rëndë’, raportuesja për Kosovën në PE reagon për marrëveshjen Rusi-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka cilësuar një skandal të rëndë marrëveshjen e nënshkruar midis Rusisë dhe Serbisë për “konsultime” të ndërsjellTa mbi çështjet e politikës së jashtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon thotë se në mes të luftës në Ukrainë, Serbia nënshkruan marrëveshje me agresorin.

Sipas saj, ky është një sinjal për ngrirjen e bisedimeve me Serbinë, pasi hyrja në Bashkimin Evropian nuk kalon përmes Moskës.

Por, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, është munduar të arsyetojë mbi marrëveshjen për konsultim mes Serbisë dhe Rusisë.

Ai ka theksuar se marrëveshja për konsultim me Rusinë daton që nga viti 1996 dhe se është “çështje teknike e nuk ka për temë edhe konsultimin në politikën e sigurisë”. /Euronews albania

(Kosova Sot Online)