Momenti i përplasjes së dy aeroplanëve në Gjermani, vdesin të dy pilotët

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 10:07
Momenti i përplasjes së dy aeroplanëve në Gjermani, vdesin të dy pilotët

Dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në ajër përpara se të bien në tokë duke lënë të vdekur të dy pilotët.

Sipas mediave të huaja, përplasja e tmerrshme ndodhi pranë aeroportit Leumnitz në Gera, Gjermani pak pas orës 18:00 të së shtunës.

Dhe imazhet thuhet se tregojnë dy aeroplanët që fluturojnë paralelisht përpara se një manovër e hollësishme të shkojë keq, duke i çuar ata të rrëzohen dhe të “mbërthehen” ndërmjet vete.

Aeroplanët mund të shihen duke rënë në tokë dhe duke u përfshirë nga flakët ndërsa tymi i zi del nga vendi i rrëzimit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit duke shuar zjarrin në rrënojat vetëm pak metra larg banesave në rrethin Thränitz.

(Kosova Sot Online)