KEK-u thotë se është ndalur njësia A-3, por a do të ketë reduktime të rrymës?

  • G.G /
  • 26 September 2022 - 11:45
KEK-u thotë se është ndalur njësia A-3, por a do të ketë reduktime të rrymës?

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se dje është ndaluar njësia A-3.

Në postimin e lëshuar thuhet se kjo ka ndodhur si pasojë e veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”.

“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit. Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)