‘Zhduket’ Tina Turner në Durrës, i ngelin veç këpucët

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 11:47
 ‘Zhduket’ Tina Turner në Durrës, i ngelin veç këpucët

Gati dy muaj pas vendosjes së katër yjeve të rokut botëror në shetitoren “Taulantia”, në Durrës, njëra nga statujat mungon.

Bëhet fjalë për statujën e Tina Turner, të cilës i ka mbetur vetëm platforma me këpucët, ndërsa pjesa tjetër është hequr.

Mësohet se statuja është dëmtuar në rrethana ende të paqarta dhe  për këtë arsye është spostuar në një vend tjetër me qëllim kthimin në gjendjen e mëparshme.

Në këto kushte qytetarët që ndalen aty për të shkrepur foto u mbeten alternativë vetëm statujat e Bob Dylan, Mick Jagger dhe John Lennon, sepse e vetmja femër e grupit tashmë i mungon kuartetit deri në restaurimin e saj.

(Kosova Sot Online)