Gjuajtje me armë në zyrën e regjistrimit për mobilizim, plagoset një person

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 12:48
Gjuajtje me armë në zyrën e regjistrimit për mobilizim, plagoset një person

Një person ka hyrë dhe ka qëlluar me armë në zyrën e regjistrimit për mobilizim në Rusi, zyrë e cila gjendet në rajonin Irkutsk.

Nga të shtënat sipas mediave ruse i plagosur ka mbetur komisari ushtarak, Alexander Eliseev, i cili ndodhet në terapi intensive në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është qëlluar me gjashtë plumba.

Informacioni u konfirmuar edhe nga guvernatori i rajonit të Irkutsk, Igor Kobzev.

“Sot, një emergjencë ndodhi në rajon. Në Ust-Ilimsk, një i ri hapi zjarr në zyrën e regjistrimit ushtarak. Komisari ushtarak Alexander Vladimirovich Eliseev është në terapi intensive, në gjendje kritike. Mjekët po luftojnë për jetën e tij,” ka deklaruar ai

(Kosova Sot Online)