Ndodh edhe kështu: Një shkollë në Deçan i ra pishman, mbajtën pak mësim pasdite vazhduan grevën

  • G.G /
  • 26 September 2022 - 13:47
Ndodh edhe kështu: Një shkollë në Deçan i ra pishman, mbajtën pak mësim pasdite vazhduan grevën

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ndërron vendimin, greva vazhdon.

Gjatë ndërrimit të paradites disa orë janë mbajtur e më pas është dhënë vendimi tek nxënësit që t’i marrin librat e të kthehen, meqë greva vazhdon.

Në kohën kur ishte planifikuar të mbahet protesta, mësimdhënësit e kësaj shkolle mbajtën një takim, pas së cilit paraqitën vendimin që të mos ndryshohet forma sindikale, pra të vazhdohet me mosmbajtje të mësimit.

Ndryshe nga kolegët e saj ka vendosur vetëm një mësuese e klasës së 2-të.

(Kosova Sot Online)