Vetaksident i rëndë në Prishtinë, dy persona të lënduar

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 14:15
Vetaksident i rëndë në Prishtinë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur sot në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Këto informacione i ka dhënë zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)