Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në bursë! Shifra më e ulët që nga janari

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 15:19
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në bursë! Shifra më e ulët që nga janari

Çmimi bruto i naftës në bursë ka zbritur në nivele rekord, krahasuar me çmimet që është shitur që pas luftës në Ukrainë.

Këtë të hënë nafta po tregtohet në bursë me 85 dollar fuçia, shifra më e ulët që prej muajit janar të këtij viti.

Sipas Reuters, çmimet e naftës ranë nga frika e uljes së kërkesës për karburant, nga recensioni i pritshëm global i shkaktuar nga rritja e normave të interesit.

Forcimi i dollarit është tjetër arsye që ka ndikuar në uljen e çmimit të naftës bruto.

Në vendin tonë nafta shitet me 216 lekë për litër. Ulja në bursë nuk është reflektuar në vendimin e Bordit të Transparencës, pasi sipas Ministrisë së Financave vendimi nuk bazohet në çmimin e naftës bruto por me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës.

(Kosova Sot Online)