Ja emrat e deputetëve që pritet të largohen nga LVV-ja

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 15:41
Ja emrat e deputetëve që pritet të largohen nga LVV-ja

Vetëvendosja nuk i ka punët mirë. Si duket partisë në pushtet do t’i largohen shumë shpejt edhe disa deputetë, e aktivistë.

Mediat përmes burimeve të tyre brenda Vetëvendosjes merr vesh se pas Doarsa Kica-Xhelili, emrat e tjerë që priten ta braktisin subjektin më të madh politik në Kosovë janë:  Eman Rrahmani, Labinota Murtezaj, Fjolla Ujkani, Fatmir Humolli, Haki Abazi, Visar Korenica, Fitim Uka, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Adriana Matoshi, Bedri Maqestena, Ramdan Beshiri.

Pikërisht është Kodi Civil, që ka trazuar ujërat përbrenda grupit parlamentar të VV-së, ku disa deputetë votuan kundër. Për me tepër, nga koalicioni me VV-në mund të largohet edhe deputetja nga komuniteti boshnjak Duda Balja.

Por, çarja më e madhe brenda Vetëvendosje u pa muajve të fundit nëpër disa degë. Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Viti, Rahovec, etj. janë qytetet ku individë të ndryshëm heshtazi u përplasen për të fituar garën e brendshme elektorale.

Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ritheksuar edhe një herë problemet e mëdha që kjo parti ka me kohezionin e brendshëm.

Syri ka kontaktuar me zëdhënësin për media të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, për të marr një qëndrim, por deri në publikimin e këtij lajmi, ai nuk është përgjigjur.

(Kosova Sot Online)