Berisha: Marrëveshja Rusi-Serbi, pse Edi Rama nuk shqipëroi asnjë fjalë kundër saj

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 20:30
Berisha: Marrëveshja Rusi-Serbi, pse Edi Rama nuk shqipëroi asnjë fjalë kundër saj

Kryetari i Partisë Demokratike, komentoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD marrëveshjen Rusi-Serbi. Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk shqipëroi asnjë fjalë të vetme kundër kësaj marrëveshje. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama është avokat i President serb Aleksandër Vuçiç.

“A nuk firmosi para fjalimit të Edi Ramës në OKB, Sergei Lavrov me ministrin e Jashtëm marrëveshjen për bashkëpunimin në politikën e jashtme mes Moskës dhe Beogradit.

A shqipëroi një fjalë të vetme Edi Rama kundër kësaj marrëveshje, e cila është komentuar gjerësisht në Europë. Marrëveshje që Serbisë po i kërkojnë shpjegime edhe në Uashington.

A mundet që ky avokati i Vuçiçit të na thojë pak, në interes të kujt është kjo marrëveshje, në një kohë kur i kërkohen sanksione ai firmos marrëveshjen për bashkëpunimin me Vuçiçin.

Çfarë duhet të bëjë ky më shumë ndaj shqiptarëve, që ne ta tolerojmë këtë. A ka ndonjë hap tjetër për të faktuar vasalitetin e tij ndaj Vuçiçit.

Ky mosnjohjen e Kosovës e justifikon me qëndrimin që mban qeveria e Kosovës ndaj gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit nga Beogradi.

A mund ta bëjë, jo një shqiptar, por kurrë një udhëheqës i civilizuar këtë gjë. Ka ligje ndërkombëtare për krimet kundër njerëzimit.”-tha Berisha.

(Kosova Sot Online)