Tahiri: Turp për Kurtin që e mban në zyre Hysamedin Ferajn

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 21:28
Tahiri: Turp për Kurtin që e mban në zyre Hysamedin Ferajn

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur pseudo-këshilltar Hysamedin Ferajn, pasi postimit të ditës së sotme, ku ky i fundit shkroi “pse Ramushi nuk është vrarë gjatë luftës, por vetëm vëllezërit e tij”.

Tahiri në një postim të bërë në Facebook, ka thënë se mendësitë si ajo e Ferajt, nuk kanë vend në Shqipëri, por kanë gjetur vend në Qeverinë e Kosovës.

“Turp për Ferrin e ferrave e turp për Kurtin që e mban në ZKM”, shkruan mes tjerash Tahiri

Postimi i plotë:

Nuk ka asgjë më të shpifur se sa ligjërimi i një tregimtari mbi kombin e shtetin për heroin dhe luftëtarin. I fundit, në gjuhën e tregimtarit, “nuk e priti kohën, por e krijoi atë”, me gjak e sakrificë. Nuk ka asgjë më të pështirë dhe më cinike, se sa këshillat e një pseudo-mendimtari për një ish-grevist, protestues, anëtar lëvizjeje, refuzues, i pseudo këshilltarit për kryeministrin.

Është e tmerrshme që kemi lejuar e po lejojmë që tipat e Hysamedin Ferajt, t’i vendosin në narrativë përplasëse, Gjeneralin Haradinaj, të burgosurin Kurti, vetëmohuesin Jasharaj.

Është e njëjta mendësi që Shqipërinë e pati kthyer në vitin zero përmbi dyzet vjet. E patën djegur për një vit dhe grabitur para se të shtrinin “tregun” në Kosovë. Këta nuk kanë vend në Shqipëri, fatkeqësisht kanë gjetur vend, në Qeverinë e Kosovës!

Turp për Ferrin e ferrave e turp për Kurtin që e mban në ZKM.

(Kosova Sot Online)