Lekaj propozon që Hysamedin Feraj të shpallet person 'non-grata'
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj.
Lekaj ka thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet është bërë normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare.
“Deklaratat e gojëprishurit dhe mbeturinës së fundit të komunizmit shqiptar janë po aq skandaloze sa heshtja e Kryeministrit Albin Kurti”, tha Lekaj.
Tutje, Lekaj shtoi se në këtë situatë, Feraj është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata.
(Kosova Sot Online)
