Vjosa Osmani flet për raportet me Edi Ramën: Po ia shpëton fytyrën Serbisë

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 20:10
Vjosa Osmani flet për raportet me Edi Ramën: Po ia shpëton fytyrën Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po qëndron në New York, ka dhënë sot një intervistë, ku ka folur për shumë tema aktuale. Ndër të tjerash, ajo u pyet edhe për raportet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili para disa ditësh tha se nuk duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë.

Osmani nuk tregoi se a është takuar me Ramën në New York dhe se a pritet të përmirësohen raportet mes tyre, mirëpo, ajo tha se mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare, derisa shtoi se raportet ndërpersonale mes politikanëve janë “komplet të parëndësishme”.

Mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare për temat që i përmenda, natyrisht që raportet ndërpersonale mes politikanëve janë komplet të parëndësishme, por çka është e rëndësishme janë raportet mes shteteve”.

Presidentja tha se ka raporte të shkëlqyeshme me presidentin Begaj.

(Kosova Sot Online)