Maloku për dhunën brenda “It’s my home”: Ishte lojë, kështu u deklaruan para policisë

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 21:19
Maloku për dhunën brenda “It’s my home”: Ishte lojë, kështu u deklaruan para policisë

Producenti i “It’s my home”, Valon Maloku ka thënë se dy banorët që kanë demonstruar dhunë brenda shout televiziv, kanë bërë lojë.

Ai,  ka thënë se kështu kanë deklaruar edhe kur janë pyetur nga Policia e kosovës.

“Me rëndësi ata kanë thënë se bëjnë lojë, kështu i kanë thënë edhe policisë”, ka thënë ai.

Maloku ka folur edhe për mjetin goditës (papuqen), e cila nuk e ka goditur tragetin e synuar, njërën prej banores.

“Papuqja nuk e ka goditë, i ka shku anash.Po, ka thënë,. më ka gjujtë, nuk ma ka mëshu, ka qenë lojë. Nuk domethënë me thirrë policinë vetëm filan portali, por e thirri edhe unë”, ka thënë ai në emision.

(Kosova Sot Online)