Rrahen dhe u grabiten mbi 3 mijë euro punëtorëve të një poste të shpejtë në Gjakovë

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 10:04
Rrahen dhe u grabiten mbi 3 mijë euro punëtorëve të një poste të shpejtë në Gjakovë

Një grabitje është raportuar së fundi në Gjakovë.

Viktima ka raportuar se derisa kanë qenë në veturë të postës së shpejtë me viktimën tjetër para shtëpisë, persona të panjohur duke i sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 3 mijë e 350 euro (pazarin ditor).

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)