Kjo është shtëpia në mes të pyllit ku dyshohet se është fshehur Putin pas protestave

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 12:18
Kjo është shtëpia në mes të pyllit ku dyshohet se është fshehur Putin pas protestave

Pasi Putin njoftoi mobilizim të përgjithshëm, tre fenomene ndodhën në Rusi: Kufijtë u dyndën me burra që donin të largoheshin nga vendi për të mos u përfshirë në luftë, shpërtheu një valë protestash dhe Putin u fsheh në pyll.

Sipas MailOnline, shtëpia ‘për një ditë të keqe’ e udhëheqësit rus është në mes të askundit.

Mes pyjesh ngrihet vila tre-katëshe me pishinë, Spa dhe sallon bukurie. Ndodhet pranë liqenit Valdai midis Moskës dhe St.Petersburg.

“Ai po qetëson trupin dhe shpirtin”, shkruante gazetarja në Telegram.

Sipas gazetares Farida Rusamova do të qëndrojë aty të paktën deri të enjten tjetër.

Sipas të njëjtës gazetare, mësohet se Putin ka lënë takime dhe evente të regjistruara në media për t’u transmetuar që të mos ndihet mungesa.

(Kosova Sot Online)