Kryqi i Kuq iu bën thirrje njerëzve: Mos shisni veshkat për të blerë iPhone

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 12:51
Kryqi i Kuq iu bën thirrje njerëzve: Mos shisni veshkat për të blerë iPhone

Ideja se një person nuk mund të jetojë pa iPhone-in e ri, por është i gatshëm të jetojë me vetëm një veshkë, ka sjellë një valë të madhe shqetësimesh në Tajlandë.

Kjo pasi një klinikë estetike në Laos ka postuar një foto të disa personave me iPhone në dorë, ndërsa kanë një plagë operacioni, për të treguar se kanë shitur veshkën për të blerë telefonin më të ri.

Shumë kanë menduar se fotografia është e vërtetë, por klinika ka deklaruar se kjo ka qenë thjesht për marketing.

Qendra Tajlandeze e Dhurimit të Organeve të Kryqit të Kuq e ka dënuar marketingun e klinikës dhe e ka cilësuar atë si të pamoralshme.

Sophon Mekthon i Qendrës së Dhurimit të Organeve të Kryqit të Kuq tha:

Nuk ka tregti organesh si kjo. Është e ndaluar. Është e papërshtatshme që të promovohet tregtia e organeve, veçanërisht të shkëmbesh një organ për të blerë një iPhone. Është imorale dhe joetike.

iPhone 14 shitet për nga 32,900 baht (1,254 dollarë) deri në 50,900 baht (1,940 dollarë), ndërsa tajlandezët kanë një pagë minimale prej 343 dollarë në muaj.

(Kosova Sot Online)