E zë poshtë masivi i dheut, shqiptari vdes gjatë ndërtimit të hotelit në Korfuz

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 12:58
E zë poshtë masivi i dheut, shqiptari vdes gjatë ndërtimit të hotelit në Korfuz

Një shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike gjatë ndërtimit të një hoteli në Korfuz, ku i ka rënë sipër një masiv dheu.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sidarit gjatë punimeve në një pishinë, teksa ndërtonin një kompleks hotelerie.

Edhe pse punëtori fatkeq është nxjerrë me shpejtësi nga ekipi i zjarrfikësve që kanë shkuar në vendngjarje me 4 automjete, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

(Kosova Sot Online)