Arrestohet 21-vjeçari që ishte në kërkim nga policia, dyshohet për vjedhje pyjesh

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 14:01
Arrestohet 21-vjeçari që ishte në kërkim nga policia, dyshohet për vjedhje pyjesh

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.A., 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej katër muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimi

“Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:00 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.A (M/K) i moshës 21 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve’’ me dënim burgimi prej katër ( 4) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)